Ana: Një moment paniku dhe ndodhi ajo që ndodhi

20/01/2014 00:00

Për shumë ndjekës, që pasi perfundoi interpretimin gjatë audicioneve të
fshehura, Ana ishte një prej finalisteve të ‘The Voice’, e pse jo, edhe
fituesja e ketij edicioni.

Dhe Ana i shkoi shume afer kesaj arritjeje. Deri ne gjysmefinale, ku dicka ndodhi. Ne kete moment ajo perpiqet te kujtoje ate moment dhe te na tregoje cfare ndodhi.

Ana, ishe vetem nje hap perpara fundit, cfare ndodhi?

Isha shume afer, por e kam shprehur edhe here te tjera, ajo skene eshte me plot befasira. Perjetova nje moment paniku ne skene dhe me pas ndodhi ajo qe ndodhi. Megjithate nuk u dorezova! E mbarova kengen deri ne fund. Keto jane gjera qe ndodhin, jam njeri, nuk mund te jem e pagabueshme.

 Na fol pak per zgjedhjen e kenges ne gjysmefinale.

Ideja fillestare ishte qe te sillja ne skene nje kenge shqip. Patem veshtiresi ne perzgjedhjen e materialit, por ne fund sebashku me Aurelen zgjodhem ate kenge, e cila ishte nje kenge mjaft e bukur po aq sa edhe e veshtire. Gjate provave gjithcka ka qene ne rregull, kenga me eshte pershtatur mese miri dhe me ka pelqyer shume, ndryshe nuk do ta zgjidhja. Mirepo skena te jep te tjera emocione. Emocione te atilla qe te lene pa frynme. Ata qe kane provuar skenen e dine mire per cfare po flas…

Ne rrjetet sociale, ti jo vetem qe kishe shume ndjekes, por shumica e tyre te shihnin si fituese. Pyetja eshte: Je ti e zhgenjyer nga zgjedhja e Aureles apo ndjekesit e tu te zhgenjyer nga ty? Si mendon?

Kam pasur shume perkrahes gjate gjithe kohes dhe i falenderoj shume sepse ate nate te ata e kuptuan shume mire se dicka ndodhi… Kjo me beri shume te lumtur sepse ata njihnin kapacitetin tim dhe une mora perkrahjen e tyre. Pikerisht per kete mendoj se nuk i kam zhgenjeyer. Nga ana tjeter, une e kam pritur shume finalen por nuk ndihem e zhgenjyer nga Aurela sepse ajo u mundua shume te bej zgjedhjen me te arsyeshme.

 Mendon se do te kishe arritur ne finale, nese do te ishe ne nje skuader tjeter?

Nuk e di! Varet nga shija e trajnereve… ndoshta, por ndoshta edhe jo …

Cili eshte projekti yt me i afert, ku do ta shohim Anen tani?

Do me Shihni shume shpejt ne skena te tjera te muzikes dhe me projekte te reja.

Ti je mesuar me skenen e muzikes live. Cfare te dha ‘The Voice’ ndryshe?

‘The Voice’ me dha me shume popullaritet dhe me shume profesionalizem ne muzike.

Tashme i njeh finalistet; cili mendon se do te jete fituesi?

Do t’i qendroj besnike ekipit tim. I uroj shume suksese Krenarit!

Marre nga faqja zyrtare e “The Voice of Albania”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA