Taksa e ulët nxit biznesin e vogël

19/01/2014 00:00

Me hyrjen në fuqi të paketës së re fiskale, prej datës 1 Janar Bashkia e Korçës ka nisur të ushtrojë kontroll të vazhdueshëm te bizneset lokale, që operojnë nën administrimin e saj.

Qëllimi i drejtuesve të Bashkisë së Korçës është eliminimi i informalitetit dhe rritja e të ardhurave.

Autoritetet lokale thonë se bizneset, kryesisht ato me xhiro vjetore deri në 8 milionë lek, janë më të favorizuarit e paketës fiskale, çka do të thotë se, duke pasur taksa të ulta, rritet jo vetëm mundësia e deklarimit të xhiros reale, por edhe e hapjes së bizneseve të reja.

Barra fiskale e biznesit të vogël ulet nga 10 në 7,5%. Shkalla tatimore e aplikueshme për subjektet me qarkullim vjetor deri në 2 mln lek është fikse, deri në 25 mijë lek në vit, dhe nga 2 deri në 8 milionë është 7,5%.

Për shkak të punës në terren nga Drejtoria e Të Ardhurave dhe hyrjes në fuqi të paketës së re fiskale, vetëm në dy javët e para të këtij viti janë regjistruar rreth 50 subjekte të reja.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta