Kompensimi i ish të përndjekurve

19/01/2014 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, vizitoi sot selinë e Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë, ku deklaroi se shpërndarja e kompensimit për këtë shtresë të shoqërisë do të fillojë këtë vit, duke i dhënë prioritet personave në moshë të thyer.

“Ky do të jetë një vit ku ne do e shohim ndryshe edhe çështjen e historisë së kaluar dhe çështjen e të përndjekurve. Dua të siguroj të gjithë ata që nuk i kanë marrë këstet e kaluara se pagesa e tyre do të nisë këtë vit. Buxheti prej 18 milionë dollarësh do të shpërndahet në mënyrë solidare duke i dhënë prioritet atyre që nuk e kanë marrë një këst. Gjithashtu, jemi duke llogaritur moshën që të kompensohen fillimisht ata që janë në një moshë më të thyer. Është e pamoralshme që këstet të ndahen në mënyrë të barazvlefshme si për një 50-vjeçar, ashtu edhe për një 80-vjeçar. Kjo gjë do të korrigjohet këtë vit”, tha Veliaj.

Top Channel