“Fantazmat”, në Teatrin e Korçës

19/01/2014 00:00

“Ah, këto fantazmat” është komedia më e fundit e vënë në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës.

Vepra e Eduardo de Filipos, e cila është sjellë nën regjinë e Erion Kames, ka korrur dhjetra duartrokitje të publikut korçar, duke përcjellë mesazhin e saj.

Fantazmat, nocioni i abstraktes – që në jetën e përditshme përdoret në varësi të asaj që gjithsecili zgjedh të besojë dhe të bëjë të besueshme – qëndron në thelbin e kësaj komedie, e cila premierën e saj e ka mbyllur me sukses dhe emocione.

Aktori kryesor, Guri Koço, ka vlerësuar këtë pjesë dhe emocionet, që ajo i ka përcjellë mes dhjetra interpretimesh në skenën e këtij teatri.

Vetë regjisori, i cili për herë të parë ka provuar të sjellë diçka në skenën e teatrit korçar, ka ndarë emocionet pas shfaqjes, duke u ndalur te përqasja e krijimit, e cila zhvillohet në Napoli, me mentalitetin e qytetit të Korçës.

Komedia “Ah, këto fantazmat”, mes trupës profesioniste, ka ngjitur  në skenën e Teatrit të Korçës edhe emra të rinj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta