Bllokohen 275 kilogramë marijuanë

19/01/2014 09:45

275 kilogramë marijuanë u bllokuan mëngjesin e së dielës nga policia e Gjirokastrës, në kuadrin e aksionit të koduar me emrin “Pilotët”.

Aksioni i policisë u përqendrua në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, pranë zonës së njohur si Uji i Ftohtë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, forca e rendit ngritën një postobllok në këtë zonë, por të sinjalizuar për të ndaluar, kushërinjtë Behar dhe Robert Islami përshpejtuan, duke çarë postobllokun.

Ata braktisën automjetin disi kilometra më tej, pranë Urës së Leklit, por u arrestuan nga policia brenda disa minutash.

Në kontrollin e imtësishëm, në automjetin tip fuoristradë u gjet edhe sasia e drogës, ndërsa në një kontroll të realizuar në banesën e Behar Islamit u gjeten edhe dy armë pa leje e llojit automatik si dhe një sasi shtesë prej 25 kilogramësh marijuanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA