Beteja virtuale midis Rihannës dhe Tran

19/01/2014 10:45

Rrjetet shoqërore i ofrojnë personave të famshëm një mundësi ideale për të qëndruar në kontakt me publikun e tyre, por ndonjëherë edhe një “sheh-betejë” të preferuar.

Ky është rasti i Rihannës me Karrueche Tran, arsyeja e zënkës së të cilave është Chris Brown.

Pasi për ndërrimin e viteve Tran postoi një foto në të cilën ndante një puthje me Brown, duket se ajo ka fituar betejën për të.

Por, rivaliteti mes dy vajzave duket qartë, ndërsa Tran postoi për të disatën herë një foto “të nxehtë” në rrjetet shoqërore vetëm pak minuta pasi edhe Rihanna e bëri diçka të tillë.

Ndërkohë, Chris Brown vazhdon të qëndrojë në një qendër rehabilitimi, ku po kurohet për varësinë e tij nga substancat narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA