Redford: Kinemaja është komercializuar
18/01/2014 00:00
“Nuk jemi më si më parë. Kinemaja sot është komercializuar”. Me këto
fjalë, Robert Redford ka dorëzuar “stafetën” duke u shprehur i gatshëm
të braktisë festivalin e kinemasë së pavarur pas 35 vjetësh.
“Herë pas here duhet “ndërrimi i rojeve” dhe kjo ka të bëjë edhe me mua”, ka thënë aktori 77-vjeçar në një intervistë për “Hollywood Reporter”.
Redford ka ndjenja armiqësore karshi forcës së biznesit dhe marketingut, “që e kanë kthyer Sundance Festival në diçka shumë ndryshe krahasuar me shpirtin e origjinës”.
Top Channel