Pastrimi i skemës së ndihmës

18/01/2014 00:00

Rreth 20 milionë dollare pritet t’i kursehen arkës së shtetit dhe
taskapaguesve shqiptarë brenda këtij viti, vetëm nga pastrimi i skemës
së ndihmës sociale nga abuzimet.

Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj tha se po shikohen me kujdes skemat e ndihmes sociale, invaliditeti dhe rastet e kujdestarisë.

“Vetëm ndryshimi i skemës me largimin e abuzimeve dhe me disiplinimin dhe kushtëzimin e ndihmës ekonomike të dhëna graveme kusht  arsimimin e fëmijëve, vaksinimin e fëmijëve ka arritur që ne vetëm në dy ose tre muaj kemi kursyer 10 për qind të një skeme, që për 23 vitet e fundit ka qenë deficitare. Pra për të treguar nëse ky trend vazhdon deri në fund të vitit dhe kemi kursyer taksën e popullsisë shqiptare 20 milionë dollarë”, tha Veliaj.

Ne kete takim, te zhvilluar ne Durres, ku ishin te pranishem aktiviste te Forumit te Gruas Socialiste dhe gra deputete, u diskutua edhe per hartimin e nje strategjie per permirësimin e rolit te gruas ne vendimmarrje.

Top Channel