Kate dhe William, në mbrojtje të “markës” së tyre

18/01/2014 00:00

Duka dhe Dukesha Kembrixhit kanë krijuar privatisht firma në mbrojtje të “markës” së tyre dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Në një lëvizje, që më shpesh haset te mjediset e showbizz-it, ku përmendet çifti David dhe Victoria Beckham si shembull, ata u kanë thënë avokatëve të tyre të krijojnë kompanitë me emrat e secilit prej tyre.

Firmat në fjalë do t’u mundësojnë William dhe Kate të sheshin produkte të miratuara zyrtarisht dhe të ndërmarrin masa ligjore ndaj kujtdo që shet sende, të cilat mund të dëmtojnë imazhin e tyre.

Firma e Kate quhet “CE Strathearn”, të formuar nga emrat e saj Catherine e Elizabeth, si dhe Kontesha e Strathearn, titulli i dhënë nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe.

Firma e William është APL Anglesey, të formuar nga emrat e ndërmjetëm të tij Arthur Philip Louis, si dhe ishulli i Uellsit ku ai dhe Kate jetojnë pas martesës.

Prince Harry ka marrë të njëjtin hap gjithashtu, duke e quajtur kompaninë e tij Tsessebe, emri i një antilope afrikane. Pallati Kensington theksoi gjatë natës së kaluar se firmat nuk do të ishin “rregullisht tregtare” dhe që mund të mbeteshin “të fjetura” për të ardhmen e afërt.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta