30% e Lazaratit paguan energjinë

18/01/2014 00:00

Vetëm 30 % e banorëve të Lazaratit paguajnë faturat e energjisë
elektrike.Grupi i task force tha se do të ndjekë të gjitha procedurat
ligjore për të ndërprerë lidhjet e paligjshme dhe për të çuar për
kallëzim penal të gjithë personat qe kane abuzuar.

“Ne procedojmë me ndërprerje të debitorëve, me kallëzime penale për abuzuesit me energjinë elektrike. Në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës është bërë arrestimi në flagrancë i një abuzuesi me energjinë. Zona më problematike është komuna Lazarat. Ne do të përpiqemi të ndërhyjmë për të filluar faturimin dhe arkëtimin e energjisë elektrike”, tha Sokol Feruni, drejtor i CEZ-it.

Qarku i Gjirokastrës ka një nivel të shlyrjes së energjisë elektrike mbi 90% por humbjet në rrjet janë të konsiderueshme ndërsa shumë zona vuajnë pasojat e një rrjeti plotësisht të degraduar, çka sjell ndërprerje të shumta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta