Presidenti dhe tre zonjat e tij

17/01/2014 00:00

Kjo është fotoja e parë dhe e vetme që dihet deri më tani ku shfaqen në të njëjtin imazh  Zonja e Parë e Francës, Valerie Trierweiler, e përfolura për një lidhje me shefin e Elizesë, aktorja Julie Gayet dhe nëna e fëmijëve të presidentit francez, Francois Hollande, Segolene Royal.

Fotoja është shkrepur gjatë fushatës elektorale në garën për president të Francës në 2012. Në të shihet partnerja e tij, Valerie Trierweiler duke shkundur duart me të, dy ulëse në të djathtë aktorja Julie Gayet dhe dy radhë më pas ish-bashkëshortja e tij, Segolene.

Ndërkohë, reporterja Valerie vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Mediat franceze shkruajnë se 48-vjeçarja mori një dozë të konsiderueshme pilulash pas zërave të një lidhjeje të partnerit të saj me aktoren Gayet.

Mjekët thonë se ajo do të mbahet në spital edhe për të paktën 1 javë. Hollande ende nuk e ka vizituar atë, por është mjaftuar me dërgimin e çokollatave dhe luleve.

Ndërkohë, aktorja 41-vjeçare Julie Gayet deklaroi se do të padisë revistën “Closer” që publikoi e para lidhjen e saj të fshehtë me presidentin, për shkelje të privatësisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta