“Oscar”, kritika zgjedh Cate Blanchet

17/01/2014 00:00

Megjithëse nuk ka peshën e një trofeu “Oscar”, Cate Blanchet iu gëzua në maksimum cmimit si aktorja më e mirë e 2013-ës, e përzgjedhur nga kritika.

“Critics Choice Awards” u ndanë të enjten në mbrëmje, ku Blanchet fitoi garën me emrat e tjerë falë rolit të saj në filmin “Blue Jasmine”, i regjisorit Woody Allen.

Suprizë në zgjedhjen e kritikës ishte edhe emri i përzgjedhur fitues për cmimin e aktores joprotagoniste, ku triufmoi Lupita Nyong’o, një emër i panjohur ndër rivalet, ku ishte edhe Jennifer Lawrence për rolin e saj në “American Hustle”.

Pas marrjes së trofeut ajo falenderoi djalin e saj, ndërsa tha se ishte fati që të ishte pikërisht ajo që Woody Allen të telefononte për rolin në “Blue Jasmine”. Të shtunën, aktorja fitoi edhe një cmim “Golden Globe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA