Nxitje arsimit profesional

17/01/2014 00:00

Qindra, mijëra te rinj, të cilët përfundojnë arsimin e lartë dhe vijojnë
edhe studimet pasuniversitare e gjejnë veten të papunë për shumë vite
me rradhë.

Tregu i punes eshte shume i limituar dhe shpesh ofertat e punes jane shume larg kerkesave te te rinjve. Ministri i Mireqenies Sociale Erion Veliaj tha se tregu kerkon profesione dhe ndaj nje pjese e mire e fondeve per punesimin do te shkojnë per studimet post profesionale.

“Kemi një pafundësi CV të njerëzve që kanë mbaruar juridik dhe ekonomik, kemi shumë vende pune që nuk kërkojnë juristë dhe ekonomistë, por që kërkojnë teknikë të mesëm, inxhinierë të kualifikuar, specialistë me aftësi që sot fatkeqësisht tregu nuk i ka. Eshtë një mit kur thuhet që nuk ka një punë. Nuk kemi mjaftueshëm shqiptarë që kanë aftësitë e duhura për këto punë”, tha Veliaj.

Edhe rektori i universitetit te Tiranes Dhori Kule, tha se vete sistemi arsimor i ka drejtuar te rinjte drejt mastereve shkencor dhe jo atyre profesional, te cilat kane me pak kredite.

“Një dukuri e tillë në nivelet e studimit master profesional dhe master shkencor. Një trend dhe një tendencë e jashtëzakonshme, të gjithë duan të bëjnë master shkencor”, tha Kule.

Fondi total per zhvillimin e projektit per punesimin ka nje kosto prej 3.3 milion euro.

Top Channel