Një “Pasdite” me Bessa Myftiun

17/01/2014 00:00

Shkrimtarja Bessa Myftiu është larguar në vitin 1991 nga Shqipëria për në Zvicër, aty ku ndërtoi një jetë krejt të re dhe nisi të shkruajë libra në gjuhën frënge. Vetëm tre nga librat e saj janë në shqip për kënaqësinë e publikut shqiptar.

E ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Bessa tregon arsyet e emigrimit: “Duke qenë se regjimi nuk më linte të botoja, vendosa të zgjidhja vend tjetër për të botuar veprat e mia pasi ishin tepër intime për Shqipërinë. Kam punuar shumë me gramatikën për 5 vite rresht që të mund të shkruaja sa më mirë. Frengjishtja më dha një stil të veçantë dhe më bëri t’i analizoja edhe më shumë frazat duke qenë se i shkruaja në gjuhë të huaj.”

Bessa Myftiu aktualisht jep mësim në Universitetin e Lozanës, por kur u pyet nëse do të kthehej një ditë të jetonte sërish në Shqipëri, ajo tha: “Kurrë nuk i dihet.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta