
“Estetika migjeniane – Fryma moderne në letërsinë shqipe” është botimi i fundit i Profesor Alfred Uçit, rreth të cilit u diskutua në një nga ambientet e Akademisë së Shkencave.
Libri kushtuar një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letrave shqipe, përmban 12 kapituj të ndarë në dy vëllime. Në të parin trajtohet jeta dhe vepra e Migjenit, ndërsa në të dytin estetika migjeniane dhe etyde estetiko-filozofike.
“Botimi i këtij libri na shtyn të mendojmë thellë për veprën dhe jetën e Migjenit dhe të plotësojmë një detyrim që ka një institucion i tillë siç është Akademia e Shkencave për të nderuar Mësuesin e Popullit dhe Nderin e Kombit: Migjenin”, theksoi profesor Uçi.
Akademikët në sallë vlerësuan botimin e profesor Uçit duke theksuar edhe rëndësinë e studimit në tërësi mbi veprën e Migjenit.
Top Channel