Hervin Çuli, drejtori i ri i Teatrit Kombëtar

17/01/2014 00:00

Është Hervin Çuli propozimi që Ministria e Kulturës i bën Këshillit të Ministrave për pozicionin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Ministrja Kumbaro ua komunikoi vendimin e saj tre kandidatëve mes të cilëve diskutohej posti (Çuli, Budina dhe Vasili) në një takim pasditen e së premtes.

“Ndihem mirë dhe kam besim se tashmë nis një sfidë e madhe ku do të tregoj se sa di të bëj. Do të monitoroj ambientet e punës për të krijuar kushte dhe për të ndërtuar një teatër me standarte europiane.
Nuk do të ketë më aktorë që marrin rrogën dhe nuk punojnë, nuk do të ketë aktorë që futen me miqësi dhe politikë, por do të ketë audicione për çdo rol.
Gjithashtu, do të ketë transparencë para mediave sepse kjo gjë do më motivojë edhe mua për të punuar më mirë”, tha Çuli në një intervistë për Top Channel.

Sipas Ministrisë, vendimi do të zyrtarizohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave.

Hervin Çuli ka një eksperiencë 17-vjeçare në fushën e teatrit. Ai ka vënë në skenë rreth 30 shfaqje si regjisor dhe 20 të tilla si aktor.

Prej vitesh ka qenë në qendër të debateve mediatike në lidhje me çështjet e teatrit vendas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA