Beyonce rikthehet provokuese

17/01/2014 18:55

E zhytur në një fushatë joshje mediatike, Beyonce duket e vendosur të rikuperojë kohën e humbur ndër vite.

Pak ditë më parë, në një intervistë, këngëtarja rrëfeu se është treguar vazhdimisht e kujdesshme me paraqitjet e saj publike, e vetëdijshme se shërben si një model për shumë të rinj në të gjithë botën.

Megjithatë, në moshën 32-vjeçare, Beyonce gjykon se adoleshentët e dikurshëm janë rritur tashmë së bashku me të dhe se nuk ka më nevojë që të fshehë sensualitetin e saj.

Kështu, për kënaqësinë e të gjithë admiruesve të saj, Beyonce u rikthye të premten me një seri fotosh, të cilat nxjerrin në dukje linjat e shkëlqyera të nënës së një vajze ndër vite.

Top Channel