Ujësjellës i ri për Durrësin

16/01/2014 00:00

Durrësi, megjithëse është qyteti i dytë më i madh në vend, njëkohesisht
mikpritës i mijëra turistëve gjatë sezonit veror, mbetet problematik në
furnizimin me ujë të pijshëm.

Për t’i dhënë fund kësaj situate, bashkia e qytetit bregdetar nënshkroi një marrëveshje me Bankën Botërore për ujësjellësin e ri të qytetit. Kryeministri Edi Rama, e cilësoi si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje dhe theksoi se duhet një reformë rrënjësore për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve.

“Pas një kalvari të gjatë dhe një rruge të vështirë, ku koston e paguan të gjithë banorët e zonës ne jemi këtu për të nënshkruar atë që kemi përgatitur në një kohë rekord, marrëveshjen për të nisur nga puna dhe për të hapur rrugën e shndërrimit të Durrësit, nga një zonë me një sëmundje kronike, për shkak të një sistemi të degraduar të furnizimit me ujë, në një zonë që do të furnizohet rregullisht me ujë”, deklaroi Rama.

Gjatë qëndrimit në Durrës kryeministri Rama vizitoi impiantin e përpunimiy të ujrave të zeza. “Jam shumë i kënaqur që edhe impianti që kishte përfunduar prej vitit 2011, por mbeti i bllokuar sot është në punë dhe një pjesë e konsiderueshme e ujërave të zeza, po përpunohen me standarde të larta. Brenda këtij mandati qeverisës do t’i japim fund e historisë së ujit dhe higjienës në Durrës, duke hapur një kapitull të ri dhe një kapitull, ku ky problem do të jetë një problem që do ngjajë sikur nuk ka ekzistuar kurrë”, tha shefi i qeverisë.

Drejtoresha e Bankës Botërore, Ellen Goldsten, deklaroi se duhet angazhim për më shumë bashkëpunim me pushtetin vendor dhe për t’iu gjendur sa më pranë qytetarëve.

“Unë mendoj se nuk ka vend më të mirë në Shqipëri për ta realizuar këtë model të vetë decentralizimit lokal se këtu në Durrës, prandaj kemi zgjedhur ta nënshkruajmë këtë marrëveshje këtu në këtë qytet. Unë e di që i nderuari kryeministër është ende një kryebashkiak në zemër. Prandaj nuk ishte e vështirë ta bindnim këtu sot, sepse ai e di që këtu është vendi ku duhet të bëhen gjërat. Prandaj jam shumë e kënaqur që Banka Botërore do jetë partneri juaj në mbështetjen e bashkiakëve dhe komunarëve”, tha Goldsten.
 
Ky investim parashikon ndërtimit të tubacioneve për transportin e ujit, për të përballuar pamjaftueshmërinë e tij gjatë pikut të sezonit turistik përfshi ato dytësore që i lidhin fshatrat me sistemin e ujësjellësit të qytetit. Përfituesit kryesorë të projektit do të jenë rreth 400,000 qytetarë të Durresit dhe ata qe e frekuentojne kete qytet gjate sezonit te veres dhe 330.000 në pjesën tjetër të vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA