Pasuria, çelësi i një jete të shëndetshme seksuale

16/01/2014 16:40

Tërheqja fizike apo lidhja shpirtërore nuk janë thelbësore për një jetë të shëndetshme seksuale, tregoi një studim i realizuar nga Instituti Spanjoll i Shëndetit Seksual.

Sipas sondazhit, është një element i paparashikuar ai që është vendosur në krye të listës si më i rëndësishmi…. pasuria.

I bazuar në sondazhe, Instituti arriti të provonte se personat me një status më të lartë social dhe ekonomik ndihen përgjithësisht më të kënaqur e të realizuar me jetën e tyre seksuale, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.

Kërkuesit arritën të përcaktonin se ndërsa mbetet një element vendimtar, midis dy gjinive janë femrat ato që ndikohen më shumë prej të ardhurave.

“Personat me një status më të ulët shoqëror dhe ekonomik janë të prirur që të jenë më pak të kënaqur seksualisht dhe kjo është e vërtetë sidomos tek gratë”, shpjegoi doktoresha Dolores Ruiz, autorja kryesore e këtij studimi.

“Njerëzit me një situatë më pak të avantazhuar socioekonomike priret të jenë më pak të kënaqur në lidhje me marrëdhëniet e tyre seksuale, ndërsa janë gjithashtu më të ekspozuar ndaj rasteve të abuzimit seksual”, shtoi Ruiz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA