Kryetari i Bashkisë së Ulqinit, Nazif Cungu dhe nënkryetarja Selima Resulbegoviç janë vendosur nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme e Malit të Zi, nën akuzën e korrupsionit.
Hetimi nisi pasi Cungu dhe Resulbegoviç shkëmbyen akuza të ndërsjellta në media për afera të përfolura të secilit.
Nënkryetarja akuzoi e para Cungun për shpërdorim të pasurisë shtetërore, krim që sipas saj ka rezultuar në një dëm prej dhjetëra milionë eurosh ndaj shtetit.
Cungu mohoi këto akuza, ndërsa akuzoi vartësen se ka ndikuar në ndryshimin e planit rregullues të qytetit, me qëllim që të përfitojë një hapësirë dhe kate shtesë për hotelin “Mediterranean”, në pronësinë e familjes së saj.
Në 26 Janar, në Ulqinj do të mbahen zgjedhjet e reja vendore dhe Cungu dhe Resulbegoviç janë dy kandidatët kryesorë, të ndarë përkatësisht në bazë të përkatësisë etnike, midis shqiptarëve shumicë në Ulqin dhe malazezëve.
Top Channel