
Disa aktorë është e shkruar të interpretojnë role të caktuara dhe ky është rasti i Jennifer Lawrence me rolin e saj në filmin ‘Silver Linings Playbook’.
Fillimisht, roli me të cilin ajo fitoi çmim Oscar në shkurtin e vitit të kaluar i ishte caktuar aktores Anne Hathaway, e cila pati mosmarrëveshje me regjisorin dhe u largua nga kasti.
Këtë gjë e bëri të ditur Harvey Weinstein, producenti ekzekutiv i filmit. Ai shtoi se as Bradley Cooper nuk ishte zgjedhja e parë në kastin e filmit të suksesshëm.
“Donim Anne Hathaway dhe Mark Wahlberg në rolet kryesore, por ndodhi ajo që ndodhi. Anne pati “mosmarrëveshje kreative” me regjisorin”, tha 61-vjeçari.
Pasi u largua Anne, Weinstein thotë se nuk ishte e vështirë të gjeje zëvendësuesen: “Jennifer është një aktore brilante, e lezetshme dhe fitoi madje çmimin Oscar.”
Jennifer Lawrence u vlerësua si aktorja më e mirë për interpretimin e Tiffany Matthews, një vejushë me paqëndrueshmëri mendore.
Top Channel