Djali i alkoolizuar i fituesit të Çmimit Nobel në Biologji tentoi të mbyste babanë dhe sulmoi fizikisht nënën, u dëshmua të enjten në një gjykatë britanike.
45-vjeçari William Gurdon sulmoi profesorin Sir John Gurdon, 80 vjeç dhe nënën Jean, kur ata i kërkuan për të disatën herë që të tentonte të linte alkoolin.
Djali i papunë, i cili ka pranuar akuzën për agresion ndaj prindërve të moshuar, është i varur prej alkoolit dhe është trajtuar një herë më parë pa sukses në një qendër çintoksikimi.
Sir Gurdon u nderua në vitin 2012 me Çmimin Nobel në Mjekësi, si një pioner i kërkimeve në fushën e klonimit.
Ai rrezikoi jetën, ndërsa ndodhej në banesën e tij në Uitëllsford, pasi i kërkoi të birit që të bënte diçka për jetën e tij dhe të vendoste të futej në një qendër rehabilitimi.
Pas incidentit, prindërit e përzunë të birin e tyre 45-vjeçar nga shtëpia, por vazhduan të përkujdesseshin për të financiarisht.
Në gjyq u dëshmua se të nesërmen e rrahjes, nëna 77-vjeçare i përgatiti të birit mëngjesin, edhe pse ai qelbte era alkool që në orën tetë të mëngjesit.
Top Channel