Superprodhim i domates, por s’ka treg

15/01/2014 00:00

Prodhimi i madh i domateve në serat e zonës së Lushnjës po mbetet pa
treg shitje. Janë me qindra ton domate vetem në zonen e komunës
Këmishtaj që ka mbetur në fusha, sepse tregtarët vendas, por edhe të
huaj nuk i tërheqin.

Pengesa kryesore eshte realizimi i sasise se percaktuar per eksport, dhe nuk po terhiqet me as nga tregetaret kosovare. Kosova eshte nje nga tregjet kryesore te prodhimeve te fermereve te Lushnjes, dhe vetem rrezimi i barrierave doganore dhe tregetare do cliroje biznesin prodhues.

Ne kete periudhe nje vit me pare domatet jane tregetuar nga 120 deri ne 150 leke nje kilogram, ndersa tani çmimi per shkak te prodhimit te madh dhe kerkeses se ulet ka rene nga 20 deri nne 50 leke nje kilogram.

Fermeret kerkojne ndihme sepse kjo situate po i pengon per te vijuar punen me kultivimin e produketeve te tjera. Aktualisht serat jane bllokuar nga prodhimi i domates i pjekur por qe ka mbetur pa vjele.

Top Channel