“Stinët e dhimbjes sime”

15/01/2014 00:00

Humbja e një njeriu të dashur krijon humnera dhimbjesh të pafundme, por në të njëjtën kohë mund të frymezojë ndërtimin e memorialeve, të cilët shndërrohen në vepra të pavdekshme për njerëzit.

Kështu ndodhi edhe me mjeshtrin e Teatrit te Operas dhe Baletit, regjisorin Nikolin Gurakuqi, i cili humbi papritur djalin e tij 26-vjeçar, Marsidin.

Sot, dhembjen për birin e humbur, Nikolini e ka shndërruar në vargje, të përmbledhura në librin me poezi, “Stinët e dhimbjes sime”.

Janë të gjitha krijime, të cilat përshkruajnë në çdo detaj dhembjen e pamatë të një ndarjeje tragjike.

124 poezi janë dedikimi artistik për jetën e djalit të tij. Në angazhimin e parë profesional pas fatkeqesisë, shfaqja e parë e regjisorit, vepra “Toska” ishte një dedikim gjithashtu për humbjen.

Por, ketë radhë, dhembja shprehet në një fushe, ku artisti baba shkel për herë të parë.

Nikolin Gurakuqi, regjisori i dhjetëra operave, operetave, spektakleve, në një shënim të tijin shkruan se kurrë më parë nuk e kishte menduar të krijonte një liber me poezi.

Por, ngjarjet e mëdha që shkaktojne tronditje të mëdha, siç thotë ai mund ta bejnë edhe një regjisor, poet apo shkrimtar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta