Policia kontrollon shtëpinë e Justin Bieber

15/01/2014 00:00

Hedhja e vezëve në drejtim të banesës së një fqinji mund t’i kushtojë shtrenjtë këngëtarit Justin Bieber, i cili është denoncuar për vandalizëm.

Sipas mediave amerikane, në vilën e tij të Los Angeles ka shkuar policia me një mandat kontrolli për të kërkuar nëse banesa ka telekamera që mund të provojnë se vërtetë Justin Bieber ka goditur me vezë banesën e fqinjit të tij.

Por, gjatë kontrollit është arrestuar për zotërim kokaine një nga pjesëtarët e stafit të këngëtarit të ri. Ndërsa vetë Bieber ka bashkëpunuar me agjentët duke shmangur prangat.

Kjo është hera e dytë që Justin Bieber i shpëton arrestimit. Më parë, në vitin 2012, 19-vjeçari u fal nga policia pasi kishte sulmuar një fotograf që po mundohej ta fotografonte gjatë daljes nga një kinema.

Që kur ka nisur të jetojë në vilën në Los Angeles, fqinjët e Justin Bieber janë ankuar gjithmonë për zhurmat gjatë natës që vijnë nga shtëpia e tij dhe e kanë akuzuar se po rrezikon jetën e të gjithëve me mënyrën sesi i jep makinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA