Ahmetaj: Lajm i mirë vlerësimi për Shqipërinë

15/01/2014 00:00

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj e konsideroi një lajm të mire
vlerësimin për Shqipërinë lidhur me lirinë ekonomike për vitin 2013.

Ai tha se ky eshte nje lajm i mire per fillimin e punes se Qeverise.

Indeksi i Lirisë Ekonomike, një indeks tejet i rëndësishëm ndërkombëtar, ka treguar se gjatë vitit të shkuar Shqipëria ka bërë disa hapa domethënës përpara në terma të lirisë ekonomike.

Qeveria e konsideron këtë raport si një hap të parë të mirë, por një hap që do të ndiqet nga një sërë aksionesh për të zgjidhur problemet më imediate në raportin shtet-biznes.

Top Channel