Theron-Penn, çifti i vitit 2014

14/01/2014 00:00

Janë Sean Penn dhe Charlize Theron çifti i vitit 2014. Dy aktorët ishin parë më parë së bashku në Hauai, gjatë pushimeve të fundvitit dhe më pasa në Golden Globes.

Bjondja afrikano-jugore ishte në tavolinë me Penn në Montage Beverly Hills për evenimentin e organizuar nga aktori për të mbledhur fonde për Haitin e dëmtuar nga tërmeti i pak viteve më parë.

Edhe pse në ceremoninë e Golden Globes shmangën kalimin së bashku në tapetin e kuq, mediat amerikane njoftojnë se dy yjet e kinemasë mbaheshin dorë për dore dhe shkëmbenin puthje e përkëdhelje.

Duket se Charlize po përpiqet të largojë Penn nga disa “vese” dhe deri tani ia ka arritur ta bindë aktorin të heqë dorë nga koleksioni i tij i pistoletave.

Vetë Penn ka deklaruar se “një grua e fortë nga Afrika e Jugut” e kishte bindur të ndërronte mendim mbi armët e zjarrit.

Armët janë një kujtim i hidhur për Charlize, pasi kur ishte adoleshente, përmes një pistolete e ëma i vrau të atin e alkoolizuar për vetëmbrojtje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta