Të rinjtë që kërkojnë punë apo sipërmarrësit që kërkojnë punëtorë do të
kenë një mundësi komunikimi, përmes një rrjeti që u përurua të martën në
kuadër të Zyres së re Moderne të Punës.

Kreu i Qeverise Edi Rama dhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj kanë qenë të pranishem në hapjen e kësaj zyre.

“Hapja e vendeve të reja të punës është prioriteti ynë më i madh, që ka të bëjë me ndryshimin thelbësor të modelit të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Por, ndryshimi rrënjësor i shërbimeve të punësimit, pa asnjë dyshim, do të ketë ndikimin e vet shumë pozitiv, në drejtim të përmbushjes me sukses të këtij prioriteti madhor.Sot vendoset guri i parë në themelin e një muri të munguar, ku jo vetëm punëkërkuesit, por edhe punëdhënësit kanë një adresë që bashkërisht do ta bëjmë të besueshme”, tha Rama.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj tha se brenda 300 diteve do te krijohet nje sistem modern punesimi, i cili do te mbeshtet edhe me fondet e buxhetit te shtetit, ku zeri per punesimin kete vit eshte trefishuar.

“Eshtë shumë e rëndësishme që për ata punëdhënës që janë përfaqësuar këtu sot dhe për ata punëmarrësh që kërkojnë punë në të gjithë Shqipërinë ne të ofrojmë një shërbim dinjitoz, ku njerëzit marrin një përgjigje dhe në mungesë të një vendi pune ku ata janë të pakualifikuar të marrin një kupon, i cili falas do t’i trajnojë në një nga qendrat e formimit profesional për t’u afirmuar për punët dhe nevojat e tregut.’puna.gov.al’ ka publikuar mbi 2 180e vende pune”, tha Veliaj.

Kreu i Qeverise tha se deri dje, sektori i punesimit ne Ministri nuk ka funksionuar, por ka qene pre e korrupsionit.Kjo zyre sipas Kryeministrit eshte nje mundesi qe do te ndihmoje ne orientimin e duhur te çdo punekerkuesi.

Top Channel