India feston zhdukjen e poliomilitit

13/01/2014 15:50

India festoi vitin e tretë radhazi pa asnjë rast të poliomolitit në vend, një progres historik në luftën kundër kësaj sëmundje.

Popullsia e madhe prej mbi 1,2 miliardë banorësh e Indisë e bën edhe më domethënëse këtë arritje.

Programi i suksesshëm i vaksinimit ndaj poliomilitit, një sëmundje të pakurueshme, por të parandalueshme, konfirmohet kështu si një prej programeve më të suksesshëm ndonjëherë.

Kurrë më parë, në Indi nuk kishin kaluar tre vjet pa të paktën një të prekur nga kjo sëmundje.

Pavarësisht se në Indi poliomiliti tashmë është praktikisht i zhdukur, Organizata Botërore e Shëndetësisë foli me shqetësim për terrenin e fituar nga sëmundja në vendet të tjera të botës.


Kurba e rasteve te poliomilitit ne Indi

Në Siri, lufta civile ka bërë që më pak se gjysma e fëmijëve të vaksinohen në kohën e duhur dhe gjatë 2013-s, u shënuan disa dhjetëra raste të prekjes dhe vdekjes nga poliomiliti.

Tepër shqetësuese paraqitet gjendja në Nigeri, Pakistan, Afganistan dhe në një numër tjetër vendesh afrikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA