“Golden Globe” për Michael Douglas
13/01/2014 00:00
Michael Douglas falenderoi bashkëshorten e tij Catherine Zeta-Jones menjëherë pasi mori çmimin Golden Globe si aktori më i mirë në një mini-serial ose film televiziv.
Douglas dhe Zeta-Jones janë ndarë gushtin e kaluar, por mendohet se kohët e fundit janë bashkuar sërish. Edhe pse 44-vjeçarja nuk e shoqëroi në ceremoninë e zhvilluar në Los Angeles, aktori ia dedikoi asaj çmimin.
69-vjeçari u vlerësua për rolin e Liberace në filmin “Behind the Candelabra” dhe në fjalim falenderoi Catherinen dhe fëmijët që kanë së bashku.
“Me gjithë dashurinë time ky çmim shkon për Catherine, Carys, Cameron dhe Dylan”, tha Douglas.
Top Channel