Është mbrëmja e parë e madhe e ndarjes së çmimeve kinematografike për këtë vit dhe filmi “American Hustle” ka fituar 3 çmime Golden Globes, përfshirë filmi më i mirë komedi ose muzikal.

Amy Adams dhe Jennifer Lawrence, të dyja interpretuese në këtë film, fituan respektivisht çmimin si aktorja më e mirë dhe aktorja më e mirë joprotagoniste në një film komedi ose muzikal.

Ndërsa çmimi më i madh i mbrëmjes, ai i filmit më të mirë dramë, shkoi për “12 Years a Slave”, me regji të Steve McQueen. Ky ishte çmimi i vetëm që mori ky film edhe pse kishte plot 7 nominime.

Matthew McConaughey u shpall aktori më i mirë në një film dramë për rolin e një të sëmuri me SIDA në “Dallas Buyers Club”.

Cmimin e aktores më të mirë në një film dramë e mori Cate Blanchet për interpretimin e saj në filmin e Woody Allen, “Blue Jasmine”, ndërsa Leonardo Di Caprio fitoi çmimin e aktorit më të mirë në një film komedi apo muzikal.

Regjisori më i mirë u shpall Alfonso Cuaron për filmin “Gravity”, ku interpreton Sandra Bullock e George Clooney.

Filmi më i mirë dramë:
12 Years a Slave
Filmi më i mirë komedi ose muzikal: American Hustle
Aktori më i mirë (dramë): Matthew McConaughey
Aktorja më e mirë (dramë): Cate Blanchett
Aktori më i mirë (komedi ose muzikal): Leonardo DiCaprio
Aktorja më e mirë (komedi ose muzikal): Amy Adams
Aktori më i mirë joprotagonist: Jared Leto
Aktorja më e mirë joprotagoniste: Jennifer Laërence
Regjisori më i mirë: Alfonso Cuaron (Gravity)
Filmi më i mirë i animuar: Frozen
Seriali më i mirë televiziv: Breaking Bad
Filmi më i mirë televiziv: Behind The Candelabra

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA