J.Lo paditet për ngacmim seksual

12/01/2014 11:40

Një padi e veçantë është ngritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj këngëtares Jennifer Lopez, raportoi të dielën uebsajti i lajmeve “rozë”, “TMZ”.

Rodrigo Ruiz kërkon një dëmshpërblim prej 10 mijë dollarësh nga këngëtarja në Gjykatën e Los Anxhelosit, pasi sipas tij, Lopez i ka nisur në vitin 2008 një letër në të cilën i kërkonte qartësisht “favore seksuale”.

Sipas Ruizit, në letër këngëtarja kërkonte foto dhe një video nudo, ku të shfaqej ai.

Ruiz pretendon se nënkuptohej se diçka e tillë do ta ndihmonte për të pasur një karrierë në botën e muzikës dhe madje mbase edhe një lidhje romantike me J.Lo.

Top Channel