FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Me një trup si të saj, kush nuk do të ishte krenare për ta treguar? Modelja italiane Olga Kent mahniti me format e saj në plazhet e Majemit në Florida, ku po shijon pushimet e saj dimërore.
Që prej mbërritjes së saj më 28 dhjetor, modelja 25-vjeçare i shtoi nurin brigjeve amerikane, ndërsa zgjedhja e bikinit të njohur si “brazilian-style” lë pak për imagjinatën.
E lindur në Moldavi, Olga Kent prej vitesh jeton në Itali, ku ka marrë edhe nënshtetësinë. Me linjat e saj perfekte nuk është rastësi që ajo ka qenë në qendër të kopertinave të revistave prestigjoze, si “Elle” dhe “Harper’s Bazaar”.
Vec karrierës së suksesshme në fushën e modës, 25-vjeçarja po provon aftësitë e saj në kinematografi ku më 21 nëntor doli filmi i dytë ku ajo merr pjesë, “Fuga di Cervelli” (Rrjedhja e trurit).

Top Channel