I dashuri i ri i Emma Watson
11/01/2014 00:00
Prej ditësh përflitej për një romancë të re të Emma Watson me një të panjohur. Një javë më parë cifti bëri daljen e parë publike, ndërsa së fundmi, vetë aktorja konfirmoi lidhjen e re të saj me studentin e Oksfordit, Matt Janney.
Ata u fotografuan në momente intime gjatë pushimeve në Karaibe, ku dukeshin mjaft të lumtur. 23-vjeçarja protagoniste në sagën “Harry Potter” duket se ka hedhur pas krahëve marrëdhënien e saj disa-vjecare me Will Adamowicz. Një i afërm i saj tha se Emma dhe Will janë ndarë që prej verës së kaluar dhe kanë shkëputur kontaktet me njëri-tjetrin.
Top Channel