FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Një histori pa fund, tipike për “gossip” me shumë thashetheme, nëse nuk do të ishte në mes një vogëlushe 1-vjeçare.
Historia e dashurisë mes Mario Balotelli-t dhe Raffaella Fico-s, e cila ka përfunduar në gjykatë, duket se ka arritur me të vërtet limitet.
Foshnja, e quajtur Pia, atësia e së cilës nuk është njohur ende nga sulmuesi i Milan-it, do të mësojë më në fund nëse Mario është babai i saj, për të mos lënë më asnjë hije dyshimi, pas testit të ADN-së që, me sa duket, do të bëhet në ditët e ardhshme, për t’i dhënë fund një hakmarrjeje personale, por që përfundoi në të gjitha mediat, mes dy protagonistëve.
Rezultatet e testit të ADN-së së Mario-s do të dalin në Maj, kur Balotelli – i cili aktualisht po përjeton një tjetër histori dashurie të stuhishme me Fanny-n, – do të mësojë përfundimisht nëse Pia e vogël është e bija e tij.
Rezultatet e ADN-së do të prezantohen në sallën e gjyqit pas 4 muajsh, nga konsulenti teknik i zyrës, i emëruar më 9 Janar nga gjykatësi Giuseppe Ondei, i tribunalit të Breshias.
Pia, e lindur më 5 Dhjetor 2012, jeton me të ëmën Raffaella, e cila i ka kërkuar gjithnjë Mario-s ta njohë atë si vajzën e tij. Por, SuperMario i është përgjigjur vazhdimisht me fjalët: “Nëse do të jetë vajza ime, do të bëj detyrën time si baba, deri në fund”.
Frazë e përsëritur gjithashtu edhe nga avokatët e tij, më 5 Dhjetorin e kaluar, kur u zhvillua seanca e parë gjyqësore. Në Maj merr fund e gjithë kjo histori.
Top Channel