Stallone braktis Twitter-in

10/01/2014 00:00

Sylvester Stallone nuk e përdor më Twitter-in pasi nuk do që të futet në telashe.

Aktori 67-vjeçar ka deklaruar se sa herë që përdor rrjetet sociale, lindin probleme.

“Mendoj se George Clooney ka të drejtë. Duhet të jesh vërtet budalla nëse përdor Twitter-in dhe kur të ka dalë pija në mëngjes shikon se ke shkruar gjëra që nuk duhet t’i shkruaje”, tha aktori i filmave aksion, i cili statusin e fundit në këtë rrjet social e ka shkruar më 22 tetor.

“Duhet të tregohesh shumë i kujdesshëm dhe nuk duhet të të marrë koka erë në mes të natës”, shtoi Stallone, i cili në gusht ka kritikuar pikërisht në Twitter kolegun Bruce Willis duke e quajtur dembel dhe të babëzitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA