Problemi i strehimit në Tiranë

10/01/2014 00:00

Strehimi në Tiranë është një nga problemet më të mëdha sociale. Shifrat e kërkesave për strehim në Bashki vërtetojnë se një numër i madh qytetarësh gjatë vitit 2013 kanë aplikuar për kredi të buta per strehim.

Sipas të dhënave nga Bashkia e Tiranës rezulton që gjatë vitit që lamë pas, rreth 8 mijë qytetarë të Tiranës bënë kërkesë për t’u trajtuar me strehim nëpërmjet kredive të buta nga ky institucion, ndërkohë që rreth 3 mijë është numri i familjeve të varfra që kërkojnë të trajtohen me ndihmë ekonomike.

Shifrat tregojne se 80 % e atyre qe kerkojne strehim nga Bashkia e Tiranes jane aplikues per kredi te bute. Sipas Departamentit te Ndihmes Sociale dhe Strehimit ne Bashki, nje numer i madh aplikuesve jeton ne varferi, me nje shifer te ardhurash mujore prej 10 mije lekesh.

Nje tjeter kategori ne nevoje eshte ajo pjese qe kerkon trajtimin me banesa me qira. Ne kete kategori, numri i kerkesave arrin perafersisht 1600 persona. Ne harten administrative te Tiranes, numri me i madh i kerkesave per trajtim me strehim, eshte bere ne njesite bashkiake nr. 2, 5, 7, 9 dhe 11, ku rrjedhimisht, ndodhet pjesa me e madhe e te pastreheve.

Se fundmi kredite e buta u bllokuan nga Enti Kombetar i Banesave i cili ka hedhur dyshime per abuzime me kerkesat qe jane bere per strehim ne Bashkine e Tiranes. Lidhur me kete, ky institucion ka lajmeruar se do te behet nje kontroll i pergjithshem i listave te perfituesve te kredive.

Auditi i shpallur pak dite me pare nga Enti Kombetar i Banesave do te bllokoje kredite e aprovuara per aplikuesit, ne te njejten kohe strehimin e aplikanteve qe kane fituar te drejten e kredise, por edhe procesin ne teresi per ata qytetare te pastrehe qe kerkojne te aplikojne per here te pare ne Bashki.        

Top Channel