“Stuhia Erdogan” në Turqi

09/01/2014 00:00

“Stuhia sapo ka nisur”, thotë kryeministri turk, Recep Tayyp Erdogan, pas shkarkimeve masive në radhët e policisë e gjyqesorit.

Ish-aleati Fetullah Gulen, tashmë është kthyer në armik dhe lufta do të jetë e hapur.

Erdogani duket favorit në zgjedhjet lokale të 30 Marsit dhe ato presidenciale në vere, edhe falë faktit që po mbledh rreth vetes kampin konservator e po distancohet nga grupet tjera.

Qindra policë, përkrahës të levizjes “Hizmet”, u larguan nga postet e tyre brenda pak ditësh dhe u zëvendësuan me besnikë të partisë në pushtet “AK”.

Po ashtu, asnjë nëpunës i Prokurorisë që ishte i përfshirë në hetimin e çështjes së korrupsionit më 17 Dhjetor dhe arrestimet e të dyshuarve nuk është më në detyrë.

“Hizmeti”, e drejtuar prej teologut në mërgim konsiderohet një nga lëvizjet islamike me ndikimin më të madh në Turqi.

Për vite me radhe, Guleni dhe ndjekesit e tij e kanë mbështetur qeverinë islamiko-konservatore të Erdoganit, sidomos në përpjekjet e saj për t’i hequr nga dora ushtrisë ndikimin politik.

Megjithatë, prej disa kohesh mes aleatëve të dikurshëm ka fërkime. Një përfaqësues i lartë i lëvizjes thote se simpatizanet e saj i konsiderojnë veprimet e policisë ndaj demonstruesve në Parkun Gezi si jo demokratike dhe se që atëhere e kanë kritikuar qeverinë.

Sipas tij, Erdogani po bëhet gjithënjë e më autoritar. Kunder veprimeve te kryeministrit jane shprehur se fundi edhe disa deputete republikane, te cilet mendojne se kreu i ekzekutivit po perpiqet te mbuloje raste te pastra korrupsioni.

Keshtu, per ligjvenesin Ugur Bayraktutan, Erdogani nuk ka asnjë lloj gatishmërie për të marrë përgjegjësi politike për korrupsionin në radhët e ngushta të tij ndersa shton se ne çdo vend perendimor, ne kushte te tilla, kreu i qeverise do të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA