Holokausti i Alfred Hitchcock

09/01/2014 00:00

Kur pa ato himazhe Alfred Hitchcock mbeti aq i befasuar saqë për një javë nuk u duk në studiot e tij. Janë himazhe të forta, tmerri dhe dhimbjeje, por edhe të mbushura me ndjeshmëri dhe humanizëm ato që përbëjnë një dokumentar mbi Holokaustin.

Për këtë prodhim kontribuoi edhe vetë regjisori i madh dhe që deri më sot është parë vetëm nga fare pak persona, por që për fat të mirë do të mbërrijë së shpejti në televizion.

Pamjet kanë mbetur për dekada të mbyllura në Imperial War Museum të Londrës, ku kishin mbërritur pas filmimeve të realizuara në vitin 1945, kur u hapën dyert e kampit të përqendrimit Bergen-Belsen.

Normalisht prodhimi duhet të ishte shfaqur menjëherë pas çlirimit të Evropës nga nazizmi, por vonesa bëri që projekti të ndalej, pasi nuk konsiderohej i dobishëm nga britanikët dhe amerikanët.

Sipas dy superfuqive, vazhdimi i publikimit të atyre tmerreve para syve të gjermanëve kur të gjitha përpjekjet ishin fokusuar tek frenimi i “ndjesive të fajit” me qëllim rindërtimin post-luftarak, nuk do të kishte qenë aspak produktiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA