FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace Kandidatët për drejtues të Teatrit Kombëtar janë Edmond Budina, Hervin Çuli dhe Laert Vasili. Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Kulturës, ku sqarohet se komisioni i ngritur për përzgjedhjen ka vlerësuar se platformat e paraqitura nga këta tre kandidatë janë më të plotat dhe në përputhje me objektivat artistike, kulturore dhe administruese për drejtuesin e institucionit në fjalë.
Deri më datë 13 janar, Budina, Çuli dhe Vasili do të paraqiten për të diskutuar platformat e tyre dhe më pas do të përcaktohet fituesi.
Edmond Budina është regjisor dhe aktor. Ai ka punuar edhe si pedagog në ish-Institutin e Lartë të Arteve dhe zv/drejtor i Degës së Artit Dramatik. Nga viti 1991 jeton në Itali.
Hervin Çuli, regjisor dhe aktor i veprave të vëna në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në teatrot e rretheve. Ai ka qenë prej kohësh në qendër të debateve në radhët e artistëve për të ardhmen e teatrit shqiptar.
Laert Vasili, regjisor dhe aktor, i diplomuar në Akademine e Artit Dramatik në Athinë, ku edhe jeton prej shumë vitesh. Ka bashkëpunuar me shumë regjisorë të huaj dhe ka interpretuar në skenat greke.
Konkursi për zgjedhjen e drejtuesit të Teatrit Kombëtar u hap më 5 dhjetor. Ishin 11 aplikuesit. Përveç tre kandidatëve të përzgjedhur, edhe Spiro Duni, Alfred Trebicka, Alfred Bualjoti, Bledar Isallari, Vladimir Balla, Piro Kita dhe Armando Bora.
Top Channel