“Ndihem e zhgënjyer nga miqtë”

08/01/2014 00:00

Lady Gaga e ka nisur vitin duke rrëfyer se ndihet e tradhëtuar nga miqtë e saj. Ylli i muzikës pop i ka shkruar një letër të hapur fansave të saj duke bashkangjitur edhe videon e saj më të re: “Do What You Want”.

“Jam me vonesë për këtë video sepse më lanë vetëm një javë kohë për realizmin e saj”, shfryn Gaga me fansat në profilin e saj personal në Facebook.

Më tej, ajo shton: “Disave nuk i mjaftojnë miliona dollarë, duan miliarda, madje triliarda. Ata që i quaja miq, më lanë vetëm atëherë kur unë kisha më shumë nevojë për ta.”

Shfrimi i Gagës duket se vjen nga periudha e ngjeshur me punë që artistja ka. Këngëtarja tentoi në të gjitha format që albumi i saj i ri të arrinte suksesin, që nga daljet e saj nudo në kopertina revistash e deri në performancat “live”, por të gjitha këto nuk dhanë rezultatin e shumëpritur. Disku i ri i saj është përcaktuar zhgënjyes.

Kopjet e shitura janë shumë larg minimales së pritur.

“Ata që më tradhëtuan abuzuan me kohën time dhe shëndetin tim, duke më lënë të vetme përballë gjithë problemeve”, shprehet Gaga.

“Pas operacionit isha tejet e sëmurë, e lodhur dhe e trishtuar, nuk mundesha të kontrolloja e vetme dëmet që më ishin bërë. Shtëpia ime diskografike nuk dinte ç’po bënte”, vijon ajo.

Sikur mos të mjaftonte e gjithë kjo panoramë, artistes i është shtuar edhe rezultati i pakënaqshëm i arritur nga albumi i saj “Artpop” duke shtuar kësisoj zhgënjimin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta