Jake Gyllenhaal ndahet nga e dashura modele

08/01/2014 00:00

Jake Gyllenhaal është sërish beqar pasi është ndarë nga e dashura e tij Alyssa Miller, modele e Victoria’s Secret.

Sipas ‘Us Weekly’, aktori 33-vjeçar i ka dhënë fund romancës me 24-vjeçaren para pushimeve të fundvitit.

“Mendoj se puna nuk i lejoi të qëndronin pranë njëri-tjetrit dhe vendosën që të ndaheshin. Distanca i dha fund marrëdhënies”, tha një burim për revistën.

Një tjetër burim tha se Alyssa kërkonte një lidhje serioze, ndërsa Jake nuk ka ndërmend t’i futet asaj rruge për momentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA