Dilemat e gjyqit ndaj Mursit

08/01/2014 00:00

Gjyqi i presidentit të përmbysur të Egjiptit Mohamed Mursi u shty për në
fillim të shkurtit me pretendimin se moti i keq e kishte penguar
helikopterin e tij te ngrihej në fluturim.

Te tjere te dyshuar kishin mberritur ne kompleksin policor ne te njejten menyre, por Mursi me sa duket nuk ka arritur te levize e vazhdon te mbetet ne burg ne Aleksandri. Ish-kreu i shtetit egjiptjan, i rrezuar ne muajin korrik nga ushtria pas demonstratave popullore kunder qeverisjes se tij, akuzohet se bashku me 14 figura te tjera te tjera te vellazerise muslimane per nxitjen e dhunes dhe vrasjes se protestuesve perpara pallatit presidencial e 2012-ten.

Qe prej dites kur Mursi u vu nen mbikqyrjen e policise, simpatizantet kane zhvilluar thuajse rregullisht protesta per rikthimin e tij ne post. Gjykimi i ish-presidentit egjiptjan shihet nga shume njerez edhe si testim i fuqise qe autoritetet e mbeshtetura nga ushtria do te kene mbi ish presidentin islamik.

Akuza me e madhe e ngritur ndaj tij- pergjegjesia per vdekjet e protestuesve gjate kohes qe drejtonte vendin- eshte deri diku ceshtje dytesore. Rendesine e vertete ne kete mes e ka se kush do te drejtoje Egjiptin, tani dhe ne te ardhmen. Vellazeria muslimane u struk, por nuk u mposht nga shtypja e dhunshme qe i eshte bere tubimeve te saj muajt e fundit dhe nuk ngurron te gjeje rastin per te treguar se e ka ende aftesine te nxjerre njerezit e vet neper rruge.

Po kaq e zellshme eshte nga ana tjeter qeveria e re e vendit per te deshmuar vullnetin e saj politik dhe faktin qe e ka mberthyer pushtetin e nuk do ta leshoje lehte. ky eshte vetem nje prej tre proceseve gjyqesore me te cilat perballet Mursi, dhe akuzat ne te secilin prej tyre jane aq te renda saqe shpallja fajtor mund te sjelle edhe denimin me vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA