Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse Kryeministri britanik David Cameron i ka dhënë një shtysë të re debatit
që po zhvillohet në Britaninë e Madhe, por edhe në Gjermani mbi fluksin e
punëtorëve të huaj.
Shefi i Qeverise ne Londer pretendon percaktimin e kuotave për numrin e migrantëve nga vendet e tjera të BE, që mund të hyjne në Britani dhe të kërkojnë punë.
“Qeveria britanike eshte duke negociuar sërish pozicionet ne Europe. Ndaj duam te dijme: a mund te kemi rregulla me te rrepta per ardhjen e emigranteve sesa ato aktualet”, tha Cameron.
Ministria e Brendshme britanike mendon se numri më i madh i punëtorëve, që mund të shkelin kete vend brenda nje viti duhet të jetë 75 000. Shifer kjo, qe sic sqaroi Cameron ne nje interviste per BBC-ne, duhet të vlejë vetëm për anëtaret e ardhshme të bllokut. Kuota nuk ka të bëjë me bullgarët dhe rumunët, të cilët prej 1 janarit kanë të drejtë që të kërkojnë pune në të gjitha shtetet anetare te Bashkimit Europian. Por çdo kufizim i mundësisë së punësimit duhet të bëhet vetëm me ndryshimin e marrëveshjeve të BE, të ratifikuara nga të gjitha vendet dhe kjo nuk eshte e lehte. Cameron kembengul megjithate se emigrantët po e ngarkojne shume shoqërinë britanike dhe se ne vitet e qeverise laburiste, ne Angli jane vendosur rreth 2,3 milionë të huaj.
Top Channel