Borxhet ndaj kompanive private

08/01/2014 00:00

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto tha se kompanitë që kanë kryer punë publike dhe nuk janë paguar nga shteti do të shlyhen pas një verifikimi të hollësishëm mbi cilësinë e realizimit të këtyre veprave.

“Ekziston një fond prej 120 milionë dollarësh. Do të jetë një proçedurë transparente, mbi bazën e një verifikimi me teknologjinë më të fundit që vepron sot, të gjendjes së veprave dhe punëve për të cilat është krijuar borxhi”, deklaroi Haxhinasto.

Gjatë inspektimit të punimeve në segmentin rrugor për zgjerimin e rrugës së Elbasanit, ministri Haxhinasto tha se fondi për realizim e kësaj rruge tashmë është alokuar nga buxheti i shtetit dhe se kjo do të jetë edhe mënyra se si do të veprohet në të ardhmen për të shmangur akumulimin e borxheve ndaj kompanive.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta