Rodman mbërrin në Korenë e Veriut

07/01/2014 00:00

Ylli i basketbollit, Dennis Rodman mbërriti në Korenë e Veriut në vizitën e tij të katërt në këtë vend për të qenë i pranishëm në ceremonitë festive të ditëlindjes së Kim Jong Un.

Rodman së bashku me një grup ish-lojtarë të NBA-së do të luajnë një ndeshje basketbolli në Penian për të festuar ditëlindjen e liderit, që mendohet se është të mërkurën, pavarësisht se nuk ka asnjë datë dhe asnjë të dhënë zyrtare mbi datëlindjen e saktë të tij.

I vënë në qendër të kritikave të mediave dhe publikut për miqësinë e tij me Kim Jong Un, Rodman deklaroi para se të nisej se vizita e tij është një mundësi e mirë për të hapur dialogun me vendin më të izoluar në botë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta