Grupi Eurythimcs do të rikthehet bashkë, të paktën për një natë, asaj të kushtuar Beatles-ave, që do të mbahet në Los Angeles, në fund të janarit, një ditë pas “Grammy Awards”.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se dyshja Annie Lennox dhe David Stewart, të bërë të famshëm në vitet ‘80 me këngën “Sweet Dreams”, do të këndojnë një nga këngët e katërshes së famshme britanike në 50-vjetorin e shfaqjes së parë të tyre në SHBA.

Në mbrëmjen e titulluar “Nata që ndryshoi Amerikën”, do të interpretojnë edhe zëra të tjerë të njohur si Alicia Keys, John Legend e Maroon 5. Edhe këta, këngë të legjendarëve Beatles.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA