PD: Zhvatje përmes doganave

07/01/2014 00:00

Partia Demokratike e cilëson si zhvatje të shqiptarëve zhdoganimin në
sasi të larta dhe të pazakonta gjatë muajit dhjetor të karburanteve dhe
cigareve, mallra për të cilat Qeveria kishte vendosur rritjen e akcizes
që nga 1 janari.

Opozita deklaroi se shqiptaret do ta paguajne me shtrenjte ate, qe Qeveria e konsideroi si arritje historike, per tejkalimin e te ardhurave nga doganat.

“Sasitë dy apo trefish më të larta në zhdoganimin e cigareve dhe karburanteve gjatë muajit dhjetor 2013, për të shmangur regjimin e ri fiskal me taksat e reja që do të hynin në fuqi me 1 janar 2014, përfaqësojnë para qe jo vetëm mungojnë në arkën e përbashkët të shqiptarëve, por që në të njëjtën kohë u zhvaten atyre paralelisht njëlloj sikur për këto mallra të ishin paguar akciza e re dhe taksa e re e qarkullimit, duke aplikuar çmime të rritura saktesisht sa masa e taksave të reja”, tha deputeti demokrat Florion Mima.

Partia Demokratike ka shkuar me larg sesa konstatimi i zhdoganimeve ne sasi te medha te karburanteve dhe cigareve gjate dhjetorit, kur akuzoi qeverine si bashkepunetore ne ate qe e quan zhvatje te shqiptareve.

“Ne kemi arsye të besojmë se e gjithë kjo maskaradë zhvatjeje është e dirigjuar nga duar pranë Qeverisë. Konsulentit kryesor të huaj të kësaj agjencie i takon, në bazë të ligjit, të investigojë këtë skemë korruptive evazioni, shmangieje dhe zhvatjeje të qytetarëve në vlerën e dhjetëra milionë dollarëve dhe të propozojë të njëjtat masa apo aksione që do të kishte ndërmarrë në vendin e vet për të garantuar që paratë që populli paguan me çmime të kripura me gjoja taksat e reja të shkojnë në arkën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve dhe jo ne xhepat e qeveritarëve të korruptuar”, tha Mima.

Top Channel