Nicolas Cage mbush 50 vjeç

07/01/2014 00:00

Nicolas Cage mbush 50 vjeç më 7 janar dhe ditëlindja e tij do të festohet në San Francisco me një mbrëmje restrospektive në një nga sallat më të mira kaliforniane, ku përfshihen të gjitha sukseset e aktorit.

Në të vërtetë ai quhet Nicholas Kim Coppola. Thuhet se ka ndryshuar mbiemrin kur nisi karrierën për të mos qenë i favorizuar në xhiron e kineastëve për shkak të xhaxhait të tij: regjisorit Francis Ford Coppola.

Nicolas Cage ka fituar famë me interpretimin në filmat ‘Leaving Las Vegas’ (1995), ‘The Rock’ (1996), ‘Face/Off’ (1997), ‘City of Angels’ (1998) dhe ‘National Treasure’ (2004).

Edhe pse performancat e tij në filmat ‘The Weather Man’ (2005), ‘Lord of War’ (2005) apo ‘Kick-Ass’ (2010) janë vlerësuar shumë dhe filma si ‘Ghost Rider’ (2007) apo ‘Knowing’ (2009) kanë qenë tepër të suksesshëm në “box-office”, Cage është kritikuar unanimisht nga specialistët për zgjedhjen e roleve gjatë viteve të fundit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta