Konferenca e paqes për Sirinë

07/01/2014 00:00

Përgatitjet për konferencën e paqes në Gjenevë të Zvicrës po marrin udhë
me thirrjen e drejtuar nga OKB-ja të paktën 30 shteteve për pjesëmarrje
në bisedimet mbi Sirinë.

Pallati i qelqte ka ende nje dileme: te ftoje apo jo Iranin ne kete takim. Te henen, nje zedhenes la te kuptohet se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Moon e favorizon pranine e perfaqesuesve te republikes islamike, por fjala e fundit per pjesemarrjen ne bisedime i takon organizatoreve te tyre, Shteteve te Bashkuara dhe Rusise.

Pro Iranit eshte edhe Moska, ndersa Uashingtoni ka vendosur kushte. Marie Harf e Departamentit të Shtetit thote se regjimi i ajatollaheve duhet të mbështesë një qeveri kalimtare në Siri, e cila ka të ngjarë të lere jashte radheve te saj presidentin Bashar al Assad.

Harf kerkoi gjithashtu nga Teherani t`i beje thirrje Damaskut zyrtar qe të ndalojë sulmet ndaj civilëve. Vete shefi i diplomacise amerikane, John Kerry te dielen e beri te qarte se Irani ende mund të marrë pjesë në Gjenevë në diskutimet anësore. Ky i fundit nga ana tjeter deklaron se nuk do të pranojë asnjë propozim që nuk respekton dinjitetin e tij. E ndersa diskutimet ne planin diplomatik vazhdojne, ne terren luftimet vazhdojne. Perplasjet ne veri te Sirise mes grupeve rivale rebele jane shtrire edhe ne qytetin e Raqqa-se, ku gjate nates u sulmua qendra e organizmit te fuqishem te lidhur me Al Kaeden, shteti islamik i Irakut dhe Sirise.

Sipas observatorit sirian per te drejtat e njeriut, perplasjet mes ndjekesve te tij dhe militanteve te fronti Al-Nusra, ndodhen al-Tabqa, nje zone ku mbeshtetesit e Al Kaedes akuzohen per abuzime te rende, perfshire torturen dhe ekzekutimet publike.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta